top of page

Shumë projekte mbetën në mes për shkak të ndërprerjes së detyruar.. Njëri prej tyre ishte edhe ai i 40 vjetorit të shkollës. Mësuesit e muzikës, të cilët kanë bërë histori në këto 40 vite do të performonin përmes një repertori të posaçëm dedikuar ngjarjes. Një repertor ku do të përcillej historia, tradita, emocionet, ndjenjat, nostalgjia dhe malli për një kohë të largët e për breza që tashmë nuk kthehen, megjithëse do të donim të ishte ndryshe.

Ne nuk e dimë sesi ndjehet dikush që mbaron një shkollë çfarëdo, por ajo që dimë me siguri është se, kushdo që ka provuar të jetë një herë të vetme pjesë e Ajet Xhindoles, nuk ka sesi të mos ketë me vete përjetimet më të bukura e më të rralla. Emocionet e vërteta, raportet miqësore, ngjyrat, atmosfera pozitive janë vetëm aty...

Ja pse nuk u dorëzuam dhe çdo emocion tonin do e shprehim përmes një rubrike javore titulluar "Rrugëtim mes tingujve"

"Quando me’n vo" - Aria e Muzetes nga opera La Boheme - G.Puccini

Arjola Ago - Mësuese e shkollës, dega kanto!

#40viteshkollë

#jetojmemuzikën

#krijojhistorinëtime

#përjetojemocionetevërteta

#kërkojmëtalentin

Sa më ngadalë të ecësh, aq më shpejt do të mbërrish...

Si tingujt e qetë, Astor piazzolla

“Ave Maria”

Ky duet,luajtur bukur nga mësuesit tanë, Gjergji Verija dhe Mario Keci drejt: “Rrugetim mes tingujve”-Episod 2

 

#Kërkojmëtalentin

#40viteshkollë

"Rrugëtim mes tingujve" - Episod 3

Mësuese Loreta dhe mësues Gjergji, të dy pianistë të shkollës

#40viteAjetxhindole

#40viterrugëtimmestingujve

#rrugëtojmëmestingujve#kërkimtëtalentit

"Rrugëtim mes tingujve" - Episod 4, mësuese e kantos Eva Bregu dhe shoqërim në piano mësuesi pianist Gjergji Verija 💬

Asgjë nuk duket më e bukur se kjo melodi në një ditë të diele korriku 🎈

Ju ftoj ta dëgjoni me dashurinë e shpirtit dhe ta shijoni me qetësinë e mendjes e të zemrës.

#40viteAjetXhindole
#Rrugëtimivazhdon
#Taniedhememëshumëenergjipasiontalent
#Kërkojmëtalentin

Edhe pse në distancë e duke respektuar çdo rregull të vendosur, lidhur me COVID - 19, zgjodhëm që këtë ditë të veçantë të hyrjes së Beratit në UNESCO, ta përshëndesim me këtë material të përgatitur nga mësuese Etleva në Violinë dhe mësues
Gjergji në piano.
Gëzuar Berati ynë !
Shpresojmë që përvjetori i 13-të të na gjejë më mirë dhe ta festojmë këtë ditë mes tingujve e ngjyrave.
Ti e meriton!🙏🏼

“Rrugëtim mes tingujve" - Episod 5

#12vjetUNESCO

#40ViteAjetXhindole

#Kërkojmëtalentin

#rrugëtojmëmestingujve

 

Konkurs 2020 - MUZIKË, KLASA E DHJETË

Fillojmë nesër me konkursin për pranimet në klasën e dhjetë, dega muzikë..

Kanto, Flaut, Klarinetë, Kitarë, Fizarmonikë, Tromb, Trombon, Korno

Konkursi do të zhvillohet në dy ditë, duke filluar nga nesër, datë 27.08.2020, ora 09:00!

Kushdo që ka mbaruar klasën e nëntë dhe mendon se është i talentuar, të paraqitet nesër për të filluar sëbashku rrugëtimin mes tingujve 


#kërkojmëtalentin 

bottom of page