top of page

“Kërkojmë talentin”, do të titullohet projekti vazhdues që do të zhvillojmë në shkollën tonë gjatë periudhës Maj - Qeshor 2020!

 

Ky projekt vjen si një vazhdim me “Dyer të hapura” dedikuar fëmijëve në parashkollor dhe atyre që mbarojnë klasën e nëntë e mbase mbase edhe çdo qytetari që akoma nuk e ka kuptuar sesa e bukur është të kesh një shkollë, e cila ndërton artistët e Beratit, të Shqipërise e pse jo, edhe të Botës 

 

Drejt përsosmërisë.... Fillojmë sot, komunikimin virtual me çdo talent, me çdo ëndërr të fshehur në sirtar, me çdo zemër që gulçon tinguj e ngjyra, derisa çdo gjë bëhet realitet!

 

Nga sot, do të kemi një komunikim të përditshëm me çdo fëmijë që në shtator do të jetë në klasën e parë apo çdo fëmije të rritur që mbaron klasën e nëntë dhe në shtator fillon klasën e dhjetë 🤩

 

Cilat janë favoret dhe kriteret? A duhet të ndiqni një shkollë profesionale artistike? A kemi disfavore nga shkollat e tjera?

 

Të gjitha këto pyetje, do u gjeni përgjigjet mbas çdo komunikimi virtual të përditshëm me ne. Me mësues të shkollës që nesër mund të jenë edhe mësuesit tuaj, me nxënës të shkollës që nesër mund të jenë edhe shokët tuaj, me fëmijë që kanë zgjedhur shkollën tonë për të filluar rrugën e përsosur të dijes etj...

 

Jo më kot po postojmë një video të mbetur në sirtar.. për t’ju kujtuar se ëndrra dhe pasioni nëse nuk shfaqen, do të zbehen dhe bashkë me to edhe ju 

 

Na ndiqni në rrugëtimin tonë 

 

#Ne #kërkojmë #talentin

“Kërkojmë talentin” - Episod 2

Me mësuese Klodin në kërkim të talenteve për vitin shkollor 2020-2021!

#kërkojmëtalentin

Shpesh pyesim vetveten: “Kush jam une qe te jem brilant, i mrekullueshem, i talentuar, i mahnitshem? “Vertet, kush je ti qe te mos jesh?”

Kleodeta e ka bërë zgjedhjen e saj 🙏

“Kërkojmë talentin” - Episod 3

Dhe ne mezi po të presim ty, Davidi 😀😍🤗

“Kërkojmë talentin” - Episod 4

#nëkërkimtëtalenteve

“Kërkojmë talentin” - Episod 5

Me mësues Petrika Stasa 🎨

#kërkojmëtalentin

“Kërkojmë talentin” - Episod 6

Faleminderit Sindi që je pjesë e jona dhe do donim që pranë nesh të vijnë sa më shumë nxënës të talentuar në fushën e Artit 🎨🎼🎻🎹🌹

“Kërkojmë talentin” - Episod 7

Me Katerinën 🌹

“Të gjithë kanë talent. Çfarë është e rrallë është guximi për ta ndjekur atë edhe në vendet me të erreta ku ai të çon” 🎨🎼🎻 Erica Jong

#kërkojmëtalentin

“Endrra fillon me një mësues i cili beson tek ju...” Dan Rather

“Kërkojmë talentin” - Episod 8

Mësuese

 Xhuljeta Kasemi Canko

“Kërkojmë talentin” - Episod 9

Nxënësja e shkollës sonë, Era Olldashi ka një mesazh për të gjithë fëmijët që e kanë një talent dhe një ëndërr në sirtar për t’u bërë artist i kohëve të ardhshme

#kërkojmëtalentin

#artefigurative

#muzikë

Se ne kur nxitojmë edhe gabojmë 

Por, rëndësi kanë mesazhet e sinqerta dhe fjalët më të vërteta të thëna për shkollën tonë

“Kërkojmë talentin” - Episod 10

Si ty do donim të kishim sa më shumë Oratore dhe nxënëse e talentuar

Kërkojmë talentin” - Episod 11

Faleminderit Elina

Mesazhi i Elinës për të gjithë fëmijët që do të rregjistrohen në shkollën tonë, në klasën e parë E vetmja shkollë që të ofron përpos mësimeve në lëndët e përgjithshme, me mësues të kualifikuar, të jep mundësinë edhe të mësosh një vegël muzikore, të këndosh, të pikturosh etj... Të mëson një tjetër rrugë të bukur drejtë artit

“E gjithë puna e jashtëzakonshme, si në art ashtu edhe në shkencë, është rezultat i një përkushtimi të jashtëzakonshem për një ide të shkëlqyeshme.”

Santiago Ramon y Cajal

“Kërkojmë talentin” - Episod 12

Faleminderit mësuese Dona

#Kërkojmëtalentin

“Kërkojmë talentin” - Episod 13

Me mësuese Merita Çinari

#Kërkojmëtalentin

“Kërkojmë talentin” - Episod 14/Nxënës

#Kërkojmëtalentin

“Kërkojmë talentin” - Episod 15 / Nxënëse në klasën e parë në Shtator 2020

#kemigjeturtalentedhekërkojmëtëtjerë

Mirëardhsh Aria

Kërkojmë talentin” - Episod 16/Nxënëse e shkollës

#kërkojmëtalentin

Faleminderit Bertina

Ftesë më të bukur se kjo nuk ka

Të lumtur që në projektin “Kërkojmë talentin”, kemi të përfshirë fëmijë të ëmbël dhe me kurajo të jashtëzakonshme

Na kënaqe shpirtin

#kërkojmëtalentin

“Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh” - Ualt Disney

Video përmbledhëse në hapsirat e projektit “Kërkojmë talentin”, dedikuar fëmijëve në parashkollor, të cilët do të ndjekin klasën e parë në shtator 2020

Ne ju presim krahëhapur, me shumë dashuri dhe me betimin që do të jemi krahë jush në çdo hap tuajin

#Kërkojmëtalentin

“Kërkojmë talentin” - Episod 18

“Sekreti i ecjes përpara qëndron tek nisja” - Mark Tuein

Faleminderit mësuesëve, nxënësve dhe ish - nxënësve të shkollës, për video mesazhin Ju jeni krenari, guxim dhe besim për të gjithë ne

#kërkojmëtalentin

Me video-mesazhin e Rahelës për projektin e shkollës “Kërkojmë talentin”

“Kërkojmë talentin” - Episod 19/Nxënëse në shtator 2020

Faleminderit Rahela

Ne të premtojmë që do të ndërtojmë skuadrën më të bukur të të talentuarëve në Art. Askush nuk na e ndryshon idenë se në Berat ka pafund nxënës të talentuar, të cilët kanë nevojë për mbështetjen tonë për t’u realizuar! Tregu i Artit është i madh dhe çdo vend ka nevojë për të e për ta

#kërkojmëtalentin

“Kërkojmë talentin” - Episod 20/Nxënës

Faleminderit Klejdi për mesazhin e kuruar tëndin drejtuar të gjithë nxënësve, të cilët së shpejti do të jenë pjesë e shkollës sonë, në klasën e dhjetë, për arte figurative apo muzikore

#kërkojmëtalentin

#njëndërshkollatmëtëmira

#profesionalizëm

Me tingujt më të bukur të flautit, një ndër instrumentat më të veçantë e më qetëdashës në të gjithë repertorin e instrumentave. Në shkollën tonë e për rrjedhojë në qytetin tonë, ky instrument ka patur një histori të veçantë, duke u praktikuar nga muzikantët më të mirë. Shpresojmë që në vazhdim, këtij instrumenti sëbashku me mësuese Odetën, t’i kthejmë shkëlqimin e dikurshëm Ndaj, presim me padurim ata që do të jenë flautistët e ardhshëm të shkollës, të qytetit, të Shqipërisë e pse jo të botës

Faleminderit mësuese Odeta

“Kërkojmë talentin” - Episod 20/Mësues

#kërkojmëtalentin

#studioflautnështator

Sëbashku me Noeljan ne po kërkojmë talentet e reja që do i bashkohen shkollës tonë në Shtator 2020

Po kërkojmë ata fëmijë, të cilët duan të jenë të sigurt e të respektuar gjatë kohës së studimit në shkollë e që mbi të gjitha kanë talentin dhe ëndrrën artistike për ta bërë realitet

Noelja, stafi dhe të gjithë nxënësit do ju presin me shumë dashuri.. Juve ju mbetet vetëm të na besoni e provoni

#kërkojmëtalentin

#studioart

#studionëAjetXhindole

#muzikë

#figurativë

“Kërkojmë talentin” - Episod 21/Mësues

Sëbashku me mësuesin e talentuar, Ermal Mbrakulla, po kërkojmë nxënësit po ashtu të talentuar të cilët do të jenë artistët e së ardhmes

#kërkojmëtalentin

“Kërkojmë talentin” - Episod 21/Nxënës

#Kërkojmëtalentin

Video - mesazh i një prej mësuesëve më të vjetër të shkollës, artist i merituar, pianist dhe dirigjent i shkëlqyer i shkollës dhe qytetit, drejtuar të gjithë nxënësve, të cilët do të fillojnë klasën e parë dhe klasën e dhjetë në shtator 2020!

Ja pse ne duhet të jemi zgjedhja juaj për realizimin e ëndrrës tuaj

“Kërkojmë talentin” - Episod 22/Mësues

#kërkojmëtalentin

Me nxënësen Paola Kadëna, fillojmë javën e kërkimit të talenteve. Kjo është java e fundit e mësimit dhe do të jetë edhe java më intensive e projektit “Kërkojmë talentin”

Jemi të sigurt për përfundimin, ndaj nuk do të ndalim derisa të formojmë ekipin e ri të nxënësve, të cilët do të na shoqërojnë gjatë tre viteve të ardhshme shkollore! Presim me padurim të shohim rezultatin!

“Kërkojmë talentin” - Episod 22/Nxënës

Nga familja Fejzo, motër e vëlla, të cilët kanë zgjedhur para pesë vitesh dhe sot, të studiojnë pranë nesh.. Pranë të vetmes shkollë që krijon, zbulon dhe zhvillon talente në fushën e artit!

“Kërkojmë talente” - Episod 23/Nxënës

#Kërkojmëtalente

“Unë e dua shumë shkollën time, shkollën Ajet Xhindole” - Sharmi Hoxha

“Kërkojmë talentin” - Episod 23/Nxënës

 

#kërkojmëtalentin

Muzika ishte streha ime. Unë munda të endem në hapësirën midis notave dhe t’i ktheja kurrizin vetmisë.(Maya Angelou)

Klarisa tashmë e ka zgjedhur strehëzën e saj

“Kërkojmë talentin”-Episod 25

Në natyrë, drita krijon ngjyrën, në pikturë, ngjyra krijon dritën.

(Pablo Picasso)

Reigersi maturanti model.

Për tre vite i është dashur të bëj shumë kilometra duke u bëre pjesë e shkollës sonë.Ka arritur suksesin drejt të ardhmes duke siguruar bursë të plotë në universitet.

“Kërkojmë talentin”-Episod 26

E ëmbla Ami, talenti trashëgohet në breza...

Je e mirëpritur për t’u rritur si një artiste e vërtetë në hapat e gjyshit dhe të bëhesh një ikonë e qytetit dhe më gjerë..!

“Kërkojmë talentin” - Episod 27/Nxënëse në Shtator 2020

#Kërkojmëtalentin

Cili është çelësi i suksesit, “talenti apo puna”?

Talenti i përpunuar çdo ditë e më shumë të shndërron në virtuoz

Artur Vera - Episod 28/Ish-nxënës

#Kërkojmëtalentin

Shumë kënaqësi të bëra bashkë në një vend sjellin buqetë diturie, harmonie dhe gëzimi në edukimin e brazave të rinj...

Santi tashmë e ka në dorë këtë buqetë.

“Kërkojmë talentin”-

Episod 29/Nxënës

#Kërkojmëtalentin

“E vetmja gjë që ndërhyn në të mësuarin tim është arsimimi im”

(Albert Ajnshtajni)

Herka ndër pianistet më të talentuara dhe krenari e shkollës.

“Kërkojmë talentin”-Episod 30/Nxënëse

#Kërkojmëtalentin

Secila fjalë që flet mësuesi duhet të jetë mësim, secili hap që bën ai duhet të jetë shembull i mirë.

(Jean-Baptiste de La Salpe)

Me mësuese Marjolën në rrugëtimin tonë:

“Kërkojmë talentin”-

Episod 31/ Mësuese

 

#Kërkojmëtalentin

Më i vjetër, më i vërtetë, organi më i bukur i muzikës, i vetmi parim i cili muzika na ka borxh ekzistencën e saj, është zëri i njeriut.

Dhe Santiliano ka të paktën 10 vjet që këndon dhe luan.

“Kërkojmë talentin”- Episod 32/Nxënës

#Kërkojmëtalentin

Muzika arriti para çdo teorie të bashkonte kohën dhe hapësirën.(Anonim)

Adiljona është një nga nxënëset e talentuara të shkollës sonë që bashkon muzikën me artin pamor.

“Kërkojmë talentin”-Episod 33/Nxënëse

#Kërkojmëtalentin

Shkenca dhe arti i përkasin

të gjithë botës, dhe para tyre zhduken të gjitha kufijtë.

( Pablo Picasso)

Me mësuese Arjolën në:

“Kërkojmë talentin”-

Episod 34/Mësuese

#Kërkojmëtalentin

“Të mësuarit është një thesar i cili e shoqëron pronarin e tij kudo”

(Kineze)

“Kërkojmë talentin” - Episod 35/Nxënëse

#Kërkojmëtalentin

E gjatë është rruga e mësimit teorik, e frytshme është ajo e shembullit.

(Seneka)

Elisa ka ndjekur shembullin e motrave të saj, sot e në vazhdim do të bëhet shembull i mirë për fëmijët që do të jenë pjesë e shkollës “Ajet Xhindole”

“Kërkojmë talentin”-Episod 36/Nxënëse

#Kërkojmëtalentin

“Edukimi është një dhuratë të cilën askush nuk mund të na e marrë tutje”

(Amerikane)

Vogëlushja Kaltra me “ide” të qarta e ka bërë zgjedhjen e saj.

“Kërkojmë talentin”-Episod 37/Nxënëse në Shtator 2020

#Kërkojmëtalentin

“Arsimi është çelësi për të hapur derën e artë të lirisë.”

(George Washington Carver)

Alesio e ka një çelës ne dorë.

“Kërkojmë talentin”-Episod 38/

Ish-Nxënës

#Kërkojmëtalentin

“Sekreti i arsimimit qëndron në respektimin e studentit”

(Ralph Waldo Emerson)

Me Denisën :

“Kërkojmë talentin”-Episod 38 / ish-Nxënëse

#Kërkojmëtalentin

“Mundësitë nuk ndodhin, ne i krijojmë”             (Chris Grosser)

Shkolla “Ajet Xhindole” ofron mundësi dhe komoditet në:

Mjedise të jashtme

(kënde sportive, oborr, lulishte)

Mjedise të brendshme

( klasa mësimore, klasa muzike, klasa të artit pamor, atelie, ekspozitë)

Staf i kualifikuar me:

Mësues të kualifikuar të arsimit të përgjithshëm.

Mësues(artist) të kualifikuar në degën e muzikës.

Mësues(artist) të kualifikuar në degën e figurativit.

Ne ofrojmë mundësi ju bëni zgjedhjen!

“Kërkojmë talentin”-Episod 39

#Kërkojmëtalentin

Nëse do mbjellësh për një vit,

mbill misër dhe grurë.

Nëse do të mbjellësh përgjithmonë,

mbill a⃨r⃨s⃨i⃨m⃨ dhe k⃨u⃨l⃨t⃨u⃨r⃨ë⃨.

(Sami Frashëri)

Shkolla e mesme është bazë e formimit, sidomos kur ndërthurret me artin ------.

Ajo luan një rol të jashtëzakonshëm në atë çka bëhemi dhe do të bëjmë në jetë.

Kjo video - prezantim tregon çfarë ofron shkolla “Ajet Xhindole”

Ju mirëpresim!

#Kërkojmëtalentin

"Kërkojmë talentin" -

Episod 40/Mësues, Arti Figurativ

Çdo rrugëtim është i vështirë por nëse është i duhuri atëherë bëhet me i thjeshtë e më i bukur

#kërkojmëtalentin

Me videon e Elivios, episod nr. 41, në "Kërkojmë talentin", duam t'ju kujtojmë rregjistrimin e nxënësve për klasën e parë!

Kanë mbetur vetëm dy dite, dita e hënë dhe e martë.. Nëse do jetë për muzikë, tashmë ju e dini Piano, Violinë dhe Violoncel..

#kërkojmëtalentin

Me këtë video mesazhesh shumëngjyrshe ju kujtojmë edhe njëherë se #SOT është afati i fundit për t'u rregjistruar në klasën e dhjetë të shkollës tonë, në një nga degët e muzikës apo edhe të artit figurativ.. Mos humb kohë, por paraqitu pranë shkollës me kërkesën për rregjistrim, të shoqëruar me deftesën e klasës së nëntë..

Nëse jeni të talentuar dhe keni dëshirë për të mësuar ne ju garantojmë eksperiencën më të bukur shkollore që mund të keni patur ndonjëherë!

#studiomene

#studioart

#zbukurojetëntënde

#kërkojmëtalentin

KONKURS 2020 - Klasa e parë

Rikujtesë për të gjithë nxënësit e rregjistruar në fazën e parë dhe në klasën e parë, dega muzikë, në profilet Piano, Violinë, Violoncel;

Konkursi për pranimet do të jetë:

Në datat 25.08.2020-26.08.2020

Konkursi fillon në orën 09:00

Fëmijët të shoqëruar nga prindërit do duhet me patjetër e sëbashku të respektojnë rregulloren e konkursit në përputhje me respektimin e rregullores Anticovid. Hyrja do të jetë vetëm nga një nxënës, i cili do të shoqërohet nga një mësues i shkollës, qoftë në hyrje ashtu dhe në dalje. Ndalohet rreptësisht hyrja e panevojshme e prindërve në shkollë!

Ju kujtojmë, gjithashtu, me vete të gjithë nxënësit duhet të kenë edhe pjesën e dokumentacionit të munguar, ende të padorëzuar!

Ne kërkojmë talentin

Suksese!

#kërkojmëtalentin

KONKURS 2020 - Klasa e gjashtë

Rikujtesë për të gjithë nxënësit e rregjistruar në fazën e parë, në klasën e gjashtë, dega muzikë, në profilet: flaut, klarinetë, fizarmonikë, kitarë, tromb, trombon..

Konkursi për pranimet do të jetë:

Në datat 25.08.2020-26.08.2020

Konkursi fillon në orën 09:00

Fëmijët të shoqëruar nga prindërit do duhet me patjetër e sëbashku të respektojnë rregulloren e konkursit në përputhje me respektimin e rregullores Anticovid. Hyrja do të jetë vetëm nga një nxënës, i cili do të shoqërohet nga një mësues i shkollës, qoftë në hyrje ashtu dhe në dalje. Ndalohet rreptësisht hyrja e panevojshme e prindërve në shkollë!

Ju kujtojmë, gjithashtu, me vete të gjithë nxënësit duhet të kenë edhe pjesën e dokumentacionit të munguar, ende të padorëzuar (nxënësit, të cilët vijnë nga shkollat e tjera)

 

Ne kërkojmë talentin

Suksese!

#kërkojmëtalentin - Klasa e gjashtë

 

KONKURS 2020 - Klasa e dhjetë

Rikujtesë për të gjithë nxënësit e rregjistruar në fazën e parë, në klasën e dhjetë, dega muzikë: kanto, flaut, klarinetë, kitarë, fizarmonikë, tromb, trombon dhe në degët e artit figurativ, në profilet: pikturë, skulpturë;

Konkursi për pranimet do të jetë:

Në datat 27.08.2020-28.08.2020

Konkursi fillon në orën 09:00

Fëmijët të shoqëruar nga prindërit do duhet me patjetër e sëbashku të respektojnë rregulloren e konkursit në përputhje me respektimin e rregullores Anticovid. Hyrja do të jetë vetëm nga një nxënës, i cili do të shoqërohet nga një mësues i shkollës, qoftë në hyrje ashtu dhe në dalje. Ndalohet rreptësisht hyrja e panevojshme e prindërve në shkollë!

Ju kujtojmë, gjithashtu, me vete të gjithë nxënësit duhet të kenë edhe pjesën e dokumentacionit të munguar, ende të padorëzuar!

 

#Shënim: nxënësit, të cilët do të konkurojnë për arte figurative duhet të kenë me vete: laps, gomë, ngjitës, bisturi

 

Ne kërkojmë talentin

Suksese! Mos harroni maskat

 

#kërkojmëtalentin - Klasa e dhjetë

 

This channel is coming soon!
bottom of page