top of page

SHKOLLA E MESME  E BASHKUAR ARTISTIKE “AJET XHINDOLE” BERAT

                                                                                        

                                                                                   

 

 

 

                         

                  RREGULLORJA E BRENDSHME E SHKOLLES  .

 

                                                                      VITI SHKOLLOR 2019-2020

 

 

 

                                                                                        DREJTORE

                                                                                            GLORIA ALIAJ 

 

 

 

 

Baza ligjore :  Ligji nr. 69/2012, datë 21.6.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij dhe dispozitat normative.

                                                                             

                                                                        KREU I                                                 

                                                              TE PERGJITHSHME

 

1 .  Objekti i rregullores se brendshme te shkolles eshte percaktimi dhe funksionimi i detyrave te institucionit arsimor.                          

 2.  Shkolla  funksionon sipas legjislacionit në fuqi dhe rregullores së tij të brendshme

 3. Rregullorja e brendshme e  shkolles është në përputhje me ligjin nr. 69/2012, datë 21.6.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij dhe dispozitat normative.

4. Rregullorja e brendshme e  shkolles:

a) hartohet nën drejtimin e drejtorit të shkolles, nga grupe të gjera pune që përbëhen nga mësues, nxënës, prindër dhe përfaqësues të tjerë nga komuniteti;

b) paraqitet për shqyrtim nga drejtori i institucionit arsimor te bordi i institucionit;

 c) paraqitet për miratim nga drejtori i institucionit arsimor te titullari i njësisë arsimore vendore përkatëse.

5. Nxënësit dhe prindërit e tyre kanë të drejtë të informohen për rregulloren e brendshme të shkolles.

Drejtori i institucionit ka për detyrë të organizojë informimin e tyre.

6. Me propozim të drejtorit të  shkolles, të kryetarit të bordit të shkolles , të këshillit të prindërve, të qeverisë së nxënësve ose të paktën të 1/3-ës së mësuesve, nisin procedurat për ndryshimin e neneve ose përfshirjen e neneve të reja në rregulloren e brendshme të institucionit arsimor.

 

 

 

                                                                                KREU II

      PËRMBAJTJA E RREGULLORES SË BRENDSHME TIP TË INSTITUCIONIT ARSIMOR

 Rregullorja e brendshme tip e institucionit arsimor ka përmbajtjen e mëposhtme:

1. Regjistrimi i nxënësve:

 a) Kriteret e pranimit për regjistrim:

 Në klasën e parë dhe te gjashte  nxenesit qe do te ndjekin drejtimin artistik (muzikor)  dhe

 ne klasen e  dhjetë  (drejtim muzikor dhe  figurativ) nxenesit  pranohen me konkurs.

-Shkolla afishon ne vend te dukshem dhe publikon ne faqen zyrtare te saj ne internet  data e konkursit nje  muaj para fillimit te konkursit.

-Komisioni  afishon   ne vend te dukshem dhe publikon ne faqen zyrtare te shkolles ne internet  listen e fituesve,e cila firmoset nga te gjithe anetaret e komisionit.

b) Regjistrimi i nxënësve ne klasat  I-IX qe nuk ndjekin drejtimin artistik  behet  sipas kritereve te percaktuara  ne ligjin nr .69,neni 23,pika 2 per arsimin parauniversitar.

 

 2. Organizimi në institucionin arsimor:

 

 a)Bazuar ne udhezimin nr.21/2010,pika 6/f përcaktohet  tre   numri i  anëtarëve të drejtorisë  

Nje Drejtor                        Dy N/drejtore

 

 b) përcaktimi i minutave të pushimit ndërmjet orëve mësimore  5 minuta   dhe i pushimit të madh 25 minuta, pas orës së tretë;

c) mesimi zhvillohet me nje turn.

d) me pare zhvillohen lendet e pergjithshme dhe me pas  oret e specialiteteve .

 

 

 

e) funksionimi i 3 mësuesve ditor, te percaktuar ne baze ten je grafiku te hartuar nga drejtoria.

Detyrat e mesuesit ditor:

 -Paraqitet ne shkolle ne oren 07.40 dhe largohet nga shkolla pas perfundimit te procesit mesimor,ne oren 13:45.

 -Zbaton orarin e veprimeve ne shkolle

 -Pergjigjet per rregullin edhe qetesine ne shkolle

-Pergjigjet per ruajtjen e rregjistrave gjate procesit mesimor ora 07.45 deri ne perfundim te procesit mesimor dhe dorezimin ne sekretarine e shkolles ,tek sekretarja.

. -Bashkerendojne punen me  rojen e shkolles ,per te mos lejuar futjen ne shkolle te personave te huaj gjate oreve te mesimit.Persona te huaj futen ne shkolle vetem me leje te drejtorit

 -Per cdo problem qe del ne shkolle,merr masat e duhura dhe lajmeron drejtorine

-Ndjek vijueshmerine ne shkolle gjate ores se pare dhe te katert dhe raporton ne drejtori.

 -Ne mbarim te procesit mesimor dorezon regjistrat ne sektretari

-Pergjegjesi i sherbimit javor mbas mbarimit te mesimit raporton ne drejtori mbi mbarevajtjen e procesit mesimor ne shkolle gjate dites dhe problemet qe dolen

f) përcaktimi i numrit të mësuesve, prindërve dhe nxënësve në  organizmat qe funksionojne ne shkolle.  -Komisionin e etikës dhe sjelljes perbehet  nga  5 anetare :2 mesues,2 prinder,1 nxenes.

-Komisioni i disiplines perbehet nga 5 anetare : drejtor,nendrejtor dhe 3 mesues.

-Komisioni i shendetit dhe sigurise perbehet nga 5 anetare :drejtor,3 mesues,roja i shkolles.

-Keshilli i prinderve te shkolles perbehet nga 9 anetare

-Komisioni i keshillimit te karrieres perbehet nga 5 anetare,drejtor,nendrejtor,2 mesues AML dhe nje mesues AMU qe japin  mesim  ne klasat IX dhe XIII.Bordi i shkolles perbehet nga e anetare,1 mesues,2 prinder,1 perfaqesues nga komuniteti,1 nga qeverisja vendore dhe nje perfaqesues i DAR (pa votim).

 g) përcaktimi i lexuesve të tjerë të bibliotekës së institucionit, përveç mësuesve dhe nxënësve.    a)Mesuesit ,nxenesit dhe komuniteti mund te shfrytezojne biblioteken e shkolles nese behen anetare te saj. b)Biblioteka e shkolles funksionon sipas orarit dhe rregullores se miratuar nga drejtoria e shkolles.

3. Siguria, mirëmbajtja në institucionin arsimor:

 Siguria dhe mirembajtja e institucionit arsimor mbulohet nga Komisioni i Shendetit, Sigurise dhe i Mirembajtjes i cili funksionon bazuar ne rregulloren e hartuar prej tij.

Kete vit shkollor,per te rritur sigurine ne shkolle jane vendosur kamerat e sigurise.

  Veprimet konkrete qe kryhen ne raste emergjence:

  -Ne rastet e emergjencave kombetare mesimdhenia zhvillohet ne koordinim me udhezimet perkatese te MASR dhe DAR -Berat .

  - Rradha e veprimeve qe ndiqen ne rast emergjence eshte:

 a. Bie zilja e shkolles per alarm.

 b. Mesuesi qe ndodhet ne klase,pa krijuar panik, organizon klasen per te dale ne rregull.

c. Stakohet energjia elektrike

d. Hapen te gjitha dyert dhe dritaret e shkolles.

e. Anetaret e Komitetit te Sigurise, shkojne tek fikset ne rast zjarri.

 f. Lajmerohen numrat 127,128 dhe 129 (urgjenca, zjarrfiksja dhe policia). g. Ne rastet e termeteve nxenesit jane te keshilluar te nxitojne ne daljen me te afert, per tu larguar nga godina.

Ne rastet kur te kur kjo gje nuk arrihet ne kohe keshillohen nxenesit, te futen poshte tavolinave ose poshte objekteve ku mund te jene te mbrojtura nga renia e copave ose objekteve te vogla. Neni 117 D.N

h. Raportohet nga drejtoria ne institucionet vendore Prefekture, Bashki dhe

 

 b) procedurat e pranimit të njerëzve të panjohur në mjediset e institucionit;

 Portieri i shkolles lajmeron pergjegjesin e mesuesve ditor ne pamundesi njeri nga mesuesit ditor Lajmerohet drejtori i institucionit per personin dhe qellimin e futjes ne shkolle ,ne mungese zv/drejtori Drejtori mbasi merr informacon mbi personin lejon ose jo personin te futet ne shkolle.Ne rast se personi kerkon te futet ne shkolle me force lajmeron menjehere sallen operative te policise,duke marre masa per neutralizimin e veprimit te tij. 

 

 

 4. Punonjësi i institucionit arsimor:

 

a) uniforma e punonjësit të institucionit arsimor (drejtuesit, mësuesit, sekretar,psikologe,pastruese );

-Veshja e drejtuesve dhe mesuesve ,sekretares,psikologes,infermires,duhet te jete perparese e bardhe.

-Veshja e mesuesve te edukimit fizik duhet te jete :kostum sportiv

 -Veshja e punonjeseve sanitare duhet te jete me perparese.

 -Roja e shkolles duhet te jete veshur me pantallona te gjata e me xhakete

 

b) nderime për punonjësit, përveç atyre që përshkruhen në dispozitat normative;

Nderime per punonjesit.

a) Mesuesi qe renditet i pari ne vleresimin e brendshem te shkolles, nderohet sipas mundesive aktuale qe shkolla ka.

 b) Shkolla i propozon DAR per vleresimin “Mesuesi i vitit”

 

  5. Vlerësimi i nxënësve

 

 Procedurat e shortit për vlerësimin vjetor të nxënësve  dhe nr. I provimeve behet pas

keshillimit te drejtorise me keshillin e mesuesve.Ne short perfshihen vetem lendet e kultures se

pergjithshme.

 

 

 

 

 6. Mësuesi Detajimi i pikes 2 (c) të nenit 60 të ligjit nr. 69/2012, datë 21.6.2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”.

Mesuesi nuk lejohet te perdore telefonin celular ne procesin mesimor ne shkolle.

  Mesuesi nuk duhet te cenoje oren mesimore qofte edhe me vonesen e tij per ta filluar ate ore.

  Mesuesi duhet te njoftoje drejtorin (vetem ne rast mungese te tij, nendrejtoret) jo me vone se 30 minuta perpara se te filloje procesi mesimor per mungesen e aresyeshme te tij.

  Mesuesi duhet t’i zevendesoje brenda muajit oret mesimore te pazhvilluara per arsye te mungeses se tij.

  Mesuesi duhet te filloje oren mesimore me hedhjen e mungesave ne regjister per cdo nxenes qe nuk eshte ne klase.

  Mesuesi duhet te dorezoje ne kohe te gjitha detyrat e caktuara nga drejtoria qe lidhen drejperdrejte me punen e tij apo qe ndihmojne ne plotesimin e detyrimeve qe drejtoria apo shkolla ka.

  Mesuesi per asnje arsye nuk duhet te nxjerre nxenes nga ora mesimore .

   Mesuesi nuk duhet te shkaktoje konflikte me koleget dhe nxenesit.

  Mesuesi nuk duhet te perdore celular ne oren e mesimit.

 Kur mesuesi thyen disiplinen ditore te punes, atij i pritet dita e punes.

 Drejtori merr masa disiplinore per mesuesin ne rast te moszbatimit te rregullores se brendeshme

Punonjesit jo mesimore.

  Nuk duhet te komunikojne me ze te larte ne ambjentet e institucionit gjate procesit mesimor

 Nuk duhet te lejojne futjen e personave te paautorizuar ne institucion

 Nuk duhet te pervetesojne sende te gjetura brenda institucionit por t’i deklarojne ato

 Kur punonjesi thyen disiplinen ditore te punes, atij i pritet dita e punes.

 

 

 

7. Nxënësi:

Veshja e nxenesit:

  Veshja e nxënësit në mjediset e shkollës  te jete korrekte,mundesisht pantallona xhins dhe kemishe e bardhe.  

Nderime per nxenesin:

b)  Nxenesit me arritje te vecanta,organizatore te sherbimeve humanitare,inisiatore te ideve inovatore pozitive, vleresohen nga shkolla me certificata mirenjohjeje e shperblime te siguruara nga donatore apo simbolike te siguruara nga shkolla.

 Nderimet per nxenesit fitues te aktiviteteve te ndryshme brenda dhe jashte shkolles  behen para shkolles ,ne prani te nxeensve ,mesuesve dhe komunitetit.  

Rregulla per nxenesin:

1-Nxenesi  nuk lejohet te perdore telefonin celular ne procesin mesimor ne shkolle.

 

2. Nxenesit duhet te paraqiten ne shkolle   para se te filloje procesi mesimor .

 3. Nxenesit nuk lejohen te hyjne ne shkolle pa cante dhe mjetet mesimore (vajzat nuk duhet te mbajne ne cante mjete tualeti )

 4. Nxenesit nuk duhet te kapercejne rrethimin e shkolles apo te hyjne ne ambjentet e brendeshme nga dritaret.

 5. Nxenesit nuk duhet te mbajne celular gjate procesit mesimor.

 6. Shkolla nuk permban uniforme por veshja dhe paraqitja e jashtme e nxenesve duhet te jete korrekte dhe dinjitoze.

 7. Nxenesi duhet te paraqitet me uniforme ne oren e mesimit te edukimit fizik.

 8. Ndalohet pirja e duhanit dhe e alkoolit ne mjediset e shkolles apo dhe frekuentimi i klubeve gjate procesit mesimor.

9. Nxenesi nuk duhet te largohet nga oret e mesimit.

 10.Nxenesi nuk duhet te ushtroje dhune psikologjike ndaj askujt

11. Nxenesi nuk duhet te perdore fjale joetike ne prani te te tjereve.

 

11. Nxenesi nuk duhet te  përhape informacione konfidenciale

të  një  tjetri  pa  pëlqimin  e  tij.

 

12. Nxenesi nuk duhet te shkruaje  vizatime  të  palejuara  në  mjediset  e

shkollës.

 

13.Nxenesi nuk duhet te kopjoje   ose  te jape kopje.

 

14. Nxenesi nuk duhet te krijoje   panik   në   shkolle   me informacione  ose  veprime  të  rreme.

 

.

15.Te  kompjuteri  i  shkollës nxenesi nuk duhet te:

a) dëmtoje materiale  të  një  nxënësi  tjetër;

b) vizitoje  faqe interneti  që  përmbajnë  material seksual;

c) krijoje, shkarkoje ose transmetoje viruse.

 

16 . Nxenesi nuk duhet te kërcënon.

        

17. Nxenesi nuk duhet te falsifikoje.

 

18. Nxenesi nuk duhet te tërheqe në mjediset e shkollës persona që nuk kanë leje të qëndrojnë aty.

 

19. Nxenesi nuk duhet te ushtroje dhunë fizike ndaj dikujt apo

 ti shkaktoje dikujt dëmtim fizik.

 

20. Nxenesi nuk duhet te ngacmoje seksualisht.

 

21 . Nxenesi nuk duhet te shpërndaje materiale pornografike.

 

22. Nxenesi nuk duhet te  nxite grindjet ose  dhunën  fizike  në  mes  nxënësve.

 

23.  Nxenesi nuk duhet te përdore  drogë.

 

24. Nxenesi nuk duhet te tentoje  të  dëmtojë,  ose dëmtoje  pronën  në  institucion,  ose  sende  personale  të  të  tjerëve.

 

25. Nxenesi nuk duhet te  tentoje  të vjedhë, ose vjedh pronën në institucion, ose sende personale të tjerëve.

 

26. Nxenesi nuk duhet te shpërndaje   drogë  ose  te  mbaje  drogë  në  rrethana,  që  kanë  për  qëllim  ta shpërndajë.

 

27. Nxenesi nuk duhet te  mbaje mjete që rrezikojnë jetën e të tjerëve ose ti përdore ato.

 

 

 

 

Masa disiplinore:

-Nxenesi ne AMU, klasa IV-IX,i cili ka bere me shume se 35% te oreve te nje lende,eshte pakalues ne ate lende.

 - Nxenesi ne AML, i cili ka bere 30 largesa nga oret e mesimit qe perben thyerje disiplinore ,i jepet masa “paralajmerim per perjashtim nga shkolla”, ndersa per 45 mungesa masa”perjashtim nga shkolla”.

Nxenesi ne AML,qe mungon me shume se 30 %

a)te oreve te n je lende                          b)te oreve vjetore

mbetet ne klase.

 

 Masat disiplinore qe i jepen nxenesit per moszbatim dhe shkelje te kesaj rregulloreje jane:

 1-Qortim

 2-Verejtje

 3- Palajmerim per ulje te notes ne sjellje

 4- Ulje e nje shkalle te vleresimit te sjelljes

5- Vleresim “dobet” i sjellje

Te gjitha keto masa merren pasi shkeljet e nxenesit u jane komunikuar me pare edhe prinderve te tij.

 

 

                                                                                                                  Drejtore

                                                                                                                  GLORIA ALIAJ

bottom of page