top of page

Në kuadër të Ditës Europiane të Gjuhëve të Huaja, mësuesit e shkollës, në veçanti mësuesit e gjuhëve të huaja, organizuan veprimtari artistike e kulturore me nxënësit e ciklit 9-vjeçar, dedikuar njohjes dhe promovimit të gjuhëve, të cilat aplikohen pranë institucionit tonë shkollor dhe jo vetëm!

We smile in the same language... to learn a language is to have one more window from which to look at the world...
Ne buzëqeshim në të njëjtën gjuhë... të mësosh një gjuhë është të kesh një dritare më shumë për të parë botën...

Shtator 2018 europeandayoflanguage ajetxhindole

Prezantuam Planin Mësimor Vjetor të vitit shkollor 2018-2019 tek komuniteti dhe prindërit, të cilët pa asnjë mëdyshje zgjodhën shkollën tonë!

Ky vit është ndryshe:

më shumë punë
më shumë përkushtim
më shumë cilësi
më shumë -projekte Për të qenë më të mirët!

Tetor 2018

Në përgatitje të koncertit të radhës që do të zhvillohet në fund të tetorit, me një tematikë tejet të veçantë!

Se cila është, do ta zbulojmë shumë shpejt !

Si gjithmonë, ne po punojmë fort e me shumë pasion .

E Marte 23 Tetor 2018...
U organizua ne shkollen tone “Veprimtaria sensibilizuese kundër trafikimit të qenieve njerëzore” nga Drejtoria Arsimore Rajonale Berat në bashkëpunim me Prefekturën e Qarkut Berat, në kuadër të të gjitha veprimtarive ndërgjegjësuese e parandaluese të trafikimit të qenieve njerëzore dhe dhunës ndaj tyre, realizuar përgjatë muajit tetor!

Aktiviteti u zhvillua dy momente kryesore:

1. Ekspozita me punimet më të mira nga të gjitha shkollat e bashkise Berat mbi kētë temë, nga të cilat u përzgjodhën 6 pune

2 .Koncert artistik nga nxënësit e shkollës artistike “Ajet Xhindole” me mesazhin:
Njeriu është krijesa e cila meriton te jetoje i lire, larg cdo lloj roberimi, trafikimi, torturimi dhe dhunimi!
Falenderim mesuesve & nxenesve qe bene te mundur realizimin e ketij aktiviteti ...

E enjte 25 tetor ora 16.00
Shkolla me nxenes per nxenesit ...pergatitjet per aktivitetin e radhes ...
E premte 26 tetor 2018 
Ore mesimi zhvilluar ne klasat e ciklit fillor klasa I - V ne prani te prinderve e te aferme te nxenesve ....Ne fund te cdo muaji diten e premte, do te jene te ftuar prinder, te aferm te nxenesve te marrin pjese ne ore mesimi te caktuara nga mesuesit perkates...Mundesi me shume per prinderit per te pare sesi zhvillohet nji ore mesimi , ku femijet e tyre zhvillojne mesimin , si femijet e tyre ndertojne komunikimin me shoket e klases , etj ....Nisem kjo e marre nga mesuesit e ciklit fillor te shkolles tone per te rrite me shume cilesin e mesimdhenies , komunikimin , duke mirepritur cdo sugjerim produktiv nga prinderit e komuniteti ....
Suksese.....

E premte 26 tetor 2018.. ora 10.25 
“Nuk jam i pangopur, jam thjesht eksplorues i ushqimit të shijshëm ”

Panair ushqimesh të gatuara nga prindërit e nxënësve të shkollës për nxënësit, për fëmijët e tyre!

Në këtë ditë, ata nuk konsumuan gjë tjetër përveç gatimeve me shumë kujdes nga vetë prindërit e tyre!

E Mekure 31 Tetor 2018 ora 18:00 
Koncert Vokal Instrumental i shkolles artistike
" Ajet Xhindole " titulluar : 
" RESPEKT & MIRENJOHJE "
me rastin e daljes ne pension te mesues Z. Agron Gjyzari zhvilluar ne Qendren Kulturore
" Margarita Tutulani " Berat. 
Pune dhe perkushtim per realizimin me nivel te larte artistik nga nxenesit pjesemarres, mesuesit orkestrant , mesueset dega kanto , keshillit te mesuesve te shkolles , ish nxenesve tane sot student ne AAB Tirane, & drejtuesit te orkestres      Z .Fatbardh Dervishi 
Suksese

E marte 06 nentor 2018 ora 09.30
Në sallën e biblotekës së shkollës "Ajet Xhindole", u realizua aktiviteti me temë "Promemorie e shkrimtarëve amerikanë të viteve 20". Aktiviteti u zhvillua si nje nga fazat te cilat po zhvillohen në kuadër të projektit të shkollës tone " Shoqeria dhe kultura amerikane ne vitet 20 - 30 ". Projekt i cili do te kurorezohet me krijimin e një kabineti mesimor multifunksional ne shkolle .
Mësuesja e letërsisë Dr. Nikoleta Kalldremxhi sëbashku me nxënësit e AML, evidentuan vlera universale dhe bashkëkohore të kësaj letërsie si: dashuria për njeriun e thjeshtë dhe mësuesin, mesazhet e paqes, rruget e pashkelura të së ardhmes etj. 

Nëntor 2018, ora 09:30

...realizimi i një prej fazave të projektit ”Shoqëria dhe Kultura Amerikane në vitet 20” me temë “Zhvillimi i Shkencës dhe i Teknologjisë Amerikane në vitet 1920”.
Veprimtaria u ndoq me interes nga nxënësit, të cilët diskutuan rreth rolit të shkencës dhe teknologjisë amerikane në zhvillimin e shoqërisë botërore!

E enjte 08 nentor 2018

ora 16.00 
Takim

mesues- prinder-komunitet 
Informim mbi arritjet e nxenesve kl I - XIII

“Politika dhe Shoqëria Amerikane në vitet 1920; Marrëdhëniet Shqiptaro - Amerikane”, ishte tema vazhduese e projektit “Shoqëria dhe Kultura Amerikane në vitit 1920”, me të cilën u mbyll një tjetër fazë informuese e rëndësishme për të vazhduar ditën e martë me një tjetër temë!

Tashmë, Kabineti Mesimor Multifunksional, po merr formë ditë pas dite, falë bashkëpunimit mësues, prindër, nxënës....

Shoqëria Amerikane e viteve 20-30, në pikëpamjen artistike e kulturore” 

U realizua dje faza e prezantimit të projektit “Të 20-tat e zhurmëshme për Shoqërinë Amerikane”, përmes prezantimit të muzikës, kërcimit dhe modës amerikane të kësaj periudhe!

Faza përmbyllëse e projektit “Shoqëria Amerikane në vitet 20-30”, mbi njohjen e historisë, artit dhe kulturës amerikane!

15 Nëntor 2018

E premte 16 nentor 2018 ora 12:30 
Vizite ne shkollen tone e Z. Skender Susuri, Drejtor Komunal i Arsimit te Prizrenit, Kosove shoqeruar nga Nenkryetare e Bashkise Berat Znj. Afize Skendo & Pergjegjese e burimeve njerezore ne DAR Berat Znj. Albana Sulaj

bottom of page