top of page
Rrugëtimi mes ngjyrave filloi në pjesën e saj të parë në studion e Zysh Almidës, të vendosur në qendër të qytetit prej 20 vitesh! Por, pse ndalëm pikërisht aty?
Kjo studio përfaqëson një biznes familjar, të dy artistëve të cilët kanë mbaruar liceun artistik e më tej Akademinë e Arteve për pikturë dhe pavarësisht vështirësisë dhe punës së tyre si mësues pranë shkollës, e kanë gjetur veten në treg në formën më të bukur të mundshme!
Jo çdo degë studimi garanton punësim, por, çdo studim i kryer me talent, pasion, punë e përkushtim garanton me patjetër punësim dhe me bindje një rrugëtim shumë më të shkëlqyer sesa një profil studimi i joshur nga fasada dhe këmbëngulja prindërore.
Ndaj nisëm këtë projekt, për t’i dhënë shembuj e modele cilitdo prej nxënësve që sot mbaron klasën e nëntë, është i talentuar dhe druhet t’i vendosi një emër talentit të tij vetëm e vetëm nga pasiguria e tregut!
Fëmijë të dashur dhe prindër të nderuar, asgjë nuk është e thjeshtë nëse bëjmë çfarë na thonë dhe jo atë që ndjejmë dhe kemi prirje!
Kjo është vetëm video e parë, shumë të tjera do të shihni në vazhdim, me besimin e plotë se do të kuptoni shumëçka rreth shkollës së figurativit dhe mundësive që ju ofrohen në të ardhmen.. Ju mjafton të keni durim e të na ndiqni
Përqafime të përzemërta,
Drejtore e shkollës,
Gloria
#Rrugëtimmesngjyrash
#Artifigurativ
#Kërkojmëtalentin
#Nisdhekrijoudhëtimintëndmesngjyrave

#Pikturë #Skulpturë

"Rrugëtim mes ngjyrave" - Episod 2, mësues Eltoni

Në rrugëtimin tonë synojmë të shfaqim se ku mund ta gjej veten një student i arteve figurative mbasi i ka përfunduar ato...

Sepse... ne po kerkojmë talentin! Po kërkojmë nxënësin e talentuar që ka mbaruar klasën e nëntë.. për t'i treguar mundësi e për t'i dhënë të gjithë mbështetjen në këtë rrugëtim të vështirë por të bukur.. Jam e sigurt që nëse të gjithë bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë, bota do të jetë me më shumë ngjyra

#kërkojmëtalentin

Një ditë me zysh Llambën model frymëzimi...
Një jetë kushtuar mësimdhënies dhe artit pamor, dega skulpturë! Prej saj kanë marrë dije dhe qindra artistë të tjerë...

Faleminderit zysh Llamba Dëna
për kontributin tuaj që keni dhënë në shkollën tonë gjithashtu dhe për artin e qytetit!

“Rrugëtim mes ngjyrash”- Episod 3

#40vjetshkollë
#kërkojmëtalentin

Kjo video e realizuar nga një nxenëse e shkollës, paraqet ndërthurrje të vitit të 40-të, të shkollës me vitin e 12-të, të qytetit në UNESCO.

Roli dhe rëndësia e një shkolle artistike në një qytet muze, pjesë e UNESCOS!

👏🏻...Steisi

#12vjetUNESCO

#40ViteAjetXhindole

#Kërkojmëtalentin

Rregjistrohu në Ajet Xhindole Bëhu një zë i shtuar në rrugën e mrekullueshme e të papërsëritshme të artit

#Kërkojmëtalentin

#Rrugëtomesngjyrave

#Rrugëtomestingujve

bottom of page