top of page
shkolla e vjeter 2.jpg

Ngritja e shkollave të muzikës në Shqipëri është një proces i gjatë dhe mjaft i rëndësishëm, si pjesë e infrastrukturës artistike e kulturore të vendit. Për të kuptuar karakterin e shkollave të muzikës në veçanti dhe të arteve në përgjithësi duhet llimisht të kuptojmë historinë, ngjarjet, faktorët, ndikimet, arsyet, statistikat, strukturat, aktivitetet dhe tranzicioni nëpër të cilat kanë kaluar këto shkolla.

Shkolla e Mesme Artistike e Muzikës “Ajet Xhindole”, si një ndër shkollat më të reja në Shqipëri, ka mbledhur rreth vetes me qindra nxënës të talentuar në fushën e muzikës dhe të artit figurativ si dhe mësues, të cilët me një përkushtim mendor dhe shpirtëror dhanë kaq shumë për përgatitjen e këtyre talenteve. Nga kjo shkollë kanë dalë shumë artistë të rinj, që sot debutojnë me sukses në skenat apo shkollat më prestigjioze tek ne, apo jashtë vendit.

Shkolla e Mesme Artistike e Muzikës “Ajet Xhindole” Berat, fillimin e krijimit të klasave të para të muzikës e ka pranë shkollës 8-vjeçare “22 Tetori”, kalimin te Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Babë Dudë Karbunara”, dhe zhvendosjen saj në Shkollën e Mesme Artistike të Muzikës “Ajet Xhindole” e cila ekziston dhe sot. Shkolla e mesme e bashkuar artistike “Ajet Xhindole” Berat, mban mbi shpinën e saj plot 38-vjetë që nga data e themelimit të saj. Ajo, ndër vite ka krijuar një traditë të mirë duke përgatitur nxënës të talentuar, instumentistë e këngetarë, me dije cilësore, të cilët pas mbarimit të “Akademisë së Arteve” janë aftësuar për të interpretuar jo vetëm në skenat shqiptare, por dhe ato jashtë saj.

Shkolla “22 tetori”, shkollë 8 vjeçare .

Shkolla 8 Vjeçare “22 Tetori” është ngriur mbi bazën e shkollës unike të “Tregut”. Kjo shkollë fillesat e saj i ka në vitin 1916-1917 e cila funksiononte si shkollë fillore si fillim me dy klasa dhe dy mësues dhe në vitin 1924 - 1925 me tri klasa dhe tri mësues.

Në vitin 1944 për shkak të operacionit gjerman shkolla mbyllet dhe fillon më 1945. Në vitin 1947 shkolla u bë 7-vjeçare dhe drejtor i shkollës ishte Koço Xinxo. Në fillim të vitit 1963-1964 filloi organizimi i shkollës 12-vjeçare dhe në 22 Tetor të vitit 1965 do të inagurohet shkolla e re si shkollë 12 vjeçare me drejtor Sotiraq Bojaxhi i cili drejtoi shkollën

deri më 1982. Maturantët e parë të shkollës 12-vjeçare “22 Tetori”, mbaruan në vitin 1967-1968. Në vitin 1969 klasat e 9-12 do të shkeputen dhe krijojnë shkollën e mesme, gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”.

Në vitin shkollor 1969-1970 u rikrijua shkolla 8 –vjeçare 22 Tetori. Për masivizimin dhe gjallërimin e jetës kulturore e artistike të qëndrave të punës e kooperativave bujqësore, Ministria e arsimit dhe e Kulturës çeli nëpër rrethe, shkolla e klasa të muzikës.

Në rrethin e Beratit klasat e para të muzikës u konsoliduan në fund të viteve ‘69, pikërisht pranë shkollës tetë-vjeçare “22 Tetori”.

Fillimisht në këtë shkollë ishin vetëm dy klasa për muzikë. Një klasë ishte për violinë dhe piano, ndërsa klasa tjetër ishte për solfezh. Lënda e solfezhit zhvillohej nga mësuesja

Meliha Xhihani e cila u emërua në shkollën 8-vjeçare “22-Tetori” në qytetin e Beratit më 15- Gusht, në vitin 1975.

Muzikologia dhe mësuesja e muzikës Meliha Xhihani kujton me mall nxënësit e saj : Elda Saraçi, Adriana Shehu, Teuta Shehu, Lindita Keli, Artan Dhimo, Isuf Haznedari, Aida Qazimi, Helidon Hamiti, Dritan Hasko, Estela Binosti, Elidon Hamiti, Dritan Hasko, Genci Kushi, Manjola Spahiu, Lorenc Kumati, Bruna Papastefani, Mirlinda Koçi, Anila Capo, Persida Dardha, Shpendi Dhija, Albana Mersini, Shkëlqim Jaçe, Fillordjet Duka, Yllka Mehqemeja, e shumë të tjerë.

Bashkë me Melihan, më 1976 si mësuese për instrumentin e violonçelit emërohet dhe Violeta Topi. Për mungesë klasash mësimi i violinës zhvillohej në klasën e pianos. Kështu mësimi bëhej detyrimisht me turne. Në klasat e muzikës në shkollën 8 –vjeçare “22 tetori” në vitin shkollor 1978 – 1979 kishte 72 nxënës, nga të cilët 45 nxënës ne ciklin e ulët dhe 27 nxënës në ciklin e lartë.Një ndër shkollat më të reja artistike muzikore në Shqipëri e cila ka filluar funksionin e vet në vitin 1979, është shkolla e mesme artistike që sot mban emrin “Ajet Xhindole” në qytetin e Beratit. Hapat e para të veprimtarisë së saj nisin në vitin shkollor 1979-1980 pranë gjimnazit “Babë Dudë Karbunara” me drejtor Dervish Hoxha i cili e ushtroi detyrën e tij me sukses deri në vitin 1983.

Në rrethin e Beratit, aktivitet muzikore në vitin 1979 kishin marrë një zhvillim të madh si në drejtim të masivizmit ashtu dhe në drejtim të nivelit cilësor të tyre. Mbas 10 vitesh nga krijimi i shkollës 8 vjecare të muzikës përgatiteshin vazhdimisht nxënës në profile të ndyshme për të cilët ishte e nevojshme të vazhdonin përgatitjet e tyre të mëtejshme në shkollën e mesme. Në këtë rreth funksiononin disa organizma muzikore si orkestra simfonike, banda, si dhe dy orkestra të kinoklubeve të puntorëve tekstil dhe puntorëve të naftës në Qytetin Stalin. Këto kërkonin një përmirsim të vazhdueshëm në drejtim të cilësisë dhe sasisë, gje që nuk arrihej vetëm mbi bazat të përgatitjes së amatorëve.

Duke u nisur nga këto rrethana përgjegjësi i Seksionit të Arsim Kulturës Shkëlqim Dardha i propozon ministrisë së Arsimit dhe të Kulturës  hapjen e shkollës së mesme të muzikës e cila fillimisht mund të çelet si klasë pranë shkollës së mesme të përgjithëshme.

Në bazë të shkresës së datës 17.08.1979, Ministria e Arsimit dhe Kulturës miraton shtesën mësimore. Shtohen 3 punonjës arsimorë (për shkollat artistike e cila fillon nga 16.08.1979), me këtë shkresë e cila është cikluar nga Petro Qyrku dhe Niko Dhima për marrjen e masave për paraqitjen e shkollës së mesme të muzikës.

Në vitin 1979 kjo shkollë mori një organizim të ri. U krijua shkolla e Mesme e Muzikës pranë shkollës së Mesme “Babë Dudë Karbunara”. Kuadrot e artistëve që përbënin trupën pedagogjike ishin jo vetëm nga rrethi i Beratit por dhe nga rrethe të tjera, kryesisht Tirana, si Vladimir Kapo me profesion pianist dhe e shoqja Iris Kapo pianiste. Këta dy kuadro me arsim të lartë të cilët kishin mbaruar studimet në Institutin e lartë të Arteve sot “Universiteti i Arteve”, pas qarkullimit që iu bë nga sistemi komunist dërgohen për të punuar në qytetin e Kuçovës. Vladimir Kapo fillon punë në shkollën e mesme të teknikumit të naftës si organizator i veprimtarive muzikore me 12-orë në javë dhe 12-orë si mësues muzike në shkollën 8-vjeçare të qytetit. Në vitin 1979 Vladimir Kapo dhe Iris Kapo fillojnë punë pranë shkollës së mesme “Babë Dudë Karbunara” si mësues piano në klasat e muzikës. Në këtë shkollë ata gjetën terren të përshtatshëm për të marrë eksperiencë të punës dhe eksperiencë pedagogjike. Në bashkëpunim me specialistë dhe kuadro vendas këta dhanë

kontributin e tyre për zhvillimin e aftësive dhe talenteve të reja. Mësuesit e parë të klasave të muzikës për maturën 1979-1983 ishin:

Agron Gjyzari (I.L.A .dega Fagot) klarinetë, Ylli Ramzoti (I.L.A. Kompozicion) solfezh dhe harmoni, Neim Veizi (I.L.A.dega kulturë) fizarmonikë, Vladimir Kapo (I.L.A. piano)piano, Iris Kapo (I.L.A. piano) piano, Fatos Hazizi (I.L.A. trombë,trombon) trombë, trombone, Dhimitër Dushi (I.L.A.Kanto) kanto, Igli Jaho (A.M. violinë) violin, Margarita Bode (A.M. flaut) flaut, Meliha Xhihani (Teoritikë) solfezh.

Në vitin 1980 në këtë shkollë u çeldhe u bashkua edhe dega e Arteve Figurative, me dy specialitetet pikturë dhe skulpturë. Mësuesit e parë të Arteve Figurative ishin piktorë dhe skulptorë të njohur të cilët mund ti përmëndim:

Vangjel Papa (Skulpturë), Kelment Mbrica (Pikturë), Agron Polovina (Pikturë), Gazment Leka (Pikturë), Vangjel Peco (Skulpturë), Llambri Dena (Skulpturë), Moisi Golemi (Pikturë), Dhimiter Guda (Pikturë).

Vladimir Kapo dhe Iris Kapo ishin ndër të parët mësues të cilët hapën klasën e instrumentit të Pianos dhe rritën cilësinë e nivelit të mësimëdhënijes. Prej këtyre mësues tepër të dashur dhe të nderuar, kanë dalë nxënës të talentuar, si Adriana Shehu, (sot në Itali), Fatma Spahiu etj.

Nga viti 1980 deri në kthimin e tyre në Tiranë në vitin 1987 saxhot e simestrit dhe të fundvitit do të shoqëroheshin prej këtyre pianistë.

Mbas ikjes së tyre këto saxho do të shoqëroheshin nga një tjetër pedagoge e nderuar e cila kishte mbaruar Akademinë e Arteve për Piano, Eva Xhija (aktualisht në Itali). Kushtet dhe rrethanat ku zhvillohej mësimi i klasave të muzikës ishin mjaft të vështira. Përballja me probleme të shumta, të cilat kishin të bënin me vështirësitë e sigurimit të kuadrit mësimor dhe të nxënësve, po aq sa dhe me ato të karakterit didaktik dhe material, si mungesa e instrumentave e bibliotekës, pinokotekës etj.

Në vitin 1981 formohet dhe formacioni i parë i orkestrës simfonike të shkollës me mësues dhe nxënës i drejtuar nga Vladimir Kapo. Në këtë kohë shkolla jepte 1 herë në muaj koncert instrumental dhe vokal me mësues dhe nxënës dhe 3 herë në vit lunate orkestra simfonike e shkollës për festat e Nëntorit, festën e Vitit të Ri, dhe aktivitetin e mbylljes së shkollës. Kështu, përveç rritjes së nivelit pedagogjik muzikor, kjo shkollë kishte filluar të jepte frutet e veta edhe në drejtim të gjallërimit të jetës muzikore artistike të qytetit, ku roli i muzikës, në nivel profesional, kishte filluar të merrte një rëndësi gjithnjë e më të madhe. Nga ana tjetër ky aktivitet konceral po ngrinte gjitnjë emë shumë kërkesat profesionale muzikore të nxënësve dhe interesin e dëgjuesve ndaj muzikës së mirë.

Qyteti i Beratit duke qënë një qendër me rëndësi e traditës së qytetërimit shqiptar dhe ballkanik, një qytet që kishte marrë hov në zhvillimin ekonomik dhe social, me kërkesën e mësuesve të parë të maturës 1979 - 1983, dhe me interesimin e veçantë dhe personal të kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të rrethit Dhimitër Brisku u bë e mundur vendosja përfundimtare në një godinë të re tre katëshe e ndërtuar në lagjen “Çelepias” në vitin 1983, dhe do të njihet me emrin shkolla e mesme e bashkuar e muzikës “Ajet Xhindole”. Në këtë shkollë u bashkuan klasat 8-vjeçare të muzikës, klasat e mesme te muzikës që zhvillonin mësimin në shkollën e mesme “Babë Dudë Karbunara” si dhe shkolla 8-vjecare “24 Maji”, godina një katëshe e cila ndodhej pranë shkollës së mesme të muzikës “Ajet Xhindole”. Hidhen hapat e parë për krijimin e një institucioni arsimor që do të rezistonte ndër vite.

Nevoja e ndërtimit të kësaj shkolle lindi natyrshëm. Për të përballuar kërkesat dhe nevojat që kishte për mësues muzike, lëvizjen artistike, gjallërimin e jetës artistike të cilat ndiheshin jo vetëm në qytetin e Beratit, por edhe në Kuçovë, Lushnje, Skrapar, Ura Vajgurore si dhe në fshatrat përreth. Në këtë shkollë u rregjistruan dhe mësuan nxenësit më të mirë dhe të talentuar nga rrethi i Beratit, Kuçovës, Urës Vajgurore, Skraparit etj. Kjo shkollë kishte si synim të pranonte nxënës të talentuar dhe me aftësi të larta.

Drejtori i parë i Shkollës së Mesme të Muzikës “Ajet Xhindole” në vitin 1983 ishte Nazmi Hazizi cili kishte kryer arsimin e lartë për Histori dhe e ushtroi detyrën e tij me sukses prej vitit 1983-1985, pas tij do të vinte Dhora Ndrecka e cila kishte kryer studimet e larta për matematikë. Një grua me shumë kulturë e cila edhe pse nuk vinte nga fusha e artit ishte më afër problemeve specifike të shkollës, Luiza Kokaveshi si drejtuese e Shkollë së Mesme Artistike Ajet Xhindole gjatë viteve 1993- 1997 u ndesh me vështirësitë e kohës dhe u përpoq të ishte një drejtuese dashamirëse dhe e kujdesshme me nxënësit dhe mësuesit. Gafur Hoxha drejtues i kësaj shkolle gjatë viteve 1997 -1998 u ndesh me vështirësitë që u krijuan si shkak i rebelimit të shqiptarëve nga firmat piramidale në vitin 97 dhe u mundua të bëjë rikonstruksionin e shkollës dhe rikuperimin e bazës materiale. Rauf Tabaku me përkushtimin e madh të tij si drejtues dhe mësues i palodhur i kësaj shkolle u mundua që t’a ngrejë prapë shkollën në nivelet që kishte para ngjarjeve të viteve 97.

Muzina Ago punoi për të forcuar orkestrën simfonike të shkollës që drejtohej nga nën drejtor Fatbardh Dervishi dhe galerinë e arteve figurative. Arben Qafa i cili është drejtori i parë që vjen nga fusha e artit. Ai me njohuritë mbi teoritë, stilet dhe praktikat e kësaj shkolle, i paanshëm, aktiv ndaj risive, transparent për veprimtaritë dhe me vizion të qartë mbi cilësitë e shërbimit dhe vlerat demokratike ka bërë që kjo shkollë të ngrihet në një nivel më të lartë nga ana artistike dhe bashkëkohore.

Rolin më të rëndësishëm në sektorin e muzikës e kanë luajtur nëndrejtorët e shkollave të cilët ishin pedagogë që vinin nga Akademia e Lartë të Arteve në Tiranë si Agron Gjyzari 1985 – 1994, Fatos Hazizi, Adrian Hodo, Fatbardh Dervishi 2002- 2010, Arben Qafa 2010 – 2014.

Në vitin 1983 klasa korale drejtohej nga mesuesi Fatbardh Dervishi i cili jepte dhe lëndën e harmonisë. F. Dervishi i takon brezit të parë të dalë nga kjo shkllë, i cili kishte përfunduar studimet në Akademinë e Arteve në Tirtanë. Vlen të theksohet se pikërisht prej kësaj periudhe një pjesë e mirë e trupës pedagogjike do të ishin, ish nxënës të kësaj shkolle. Kjo tregon se tashmë Berati kishte filluar të kishte kuadrot e vet dhe nuk kishte nevojë të përpiqej si më parë të  kërkonte kuadër nga Tirana apo rrethe të tjera. Po në këtë vit mësonin 21 nxënës në Shkollën e Mesme të Muzikës dhe 70 nxënës ne shkollën 8- vjecare për muzikë.

Lista e plotë e mësuesve të parë pranë kësaj shkolle është: Eva Haxhia mësuese pianoje 1982, Agron Gjyzari mësues i klarinetës dhe i Fagotit 1982, Margarita Bode (􀄆aut) 1982, Dhimitër Dushi (Kanto) 1982, Igli Jaho (Violinë) 1983 -1985, Krisulla Dhimitri 1985, Lorenc Kunomati 1985, Abedin Lila 1986 – 1987, Arta Çilingjeri 1986, Ermira Golemi 1986, Afërdita Kryemadhi 1986 – 1997, Gëzim Malaj 1987.

Nga viti në vit shkolla fuqizohet me mësimdhënie dhe kuadro të rinj, profesionistë të cilët dilnin nga Akademia e Lartë e Arteve Tiranë si: mësuesi i Klarinetës Dhimitër Hotova (sot në Kanada), 1985-1992, mësuesja e pianos Enriketa Polo (Banka), në vitet 1983-1993, mësuesi i vilonçelit Hajredin Hoxha dhe i violinës Ilir Çerisha 1982-1984, pas 2 vjet pune të dy këta mësues do të transferohen në orkestrën e Radio Televizionit Tiranë, Avni Dajko (Korno) 82-85, sot pedagog në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Robert Gero  (Klarinet) 82-86, sot pedagog në shkollën e muzikës Fier, Ylli Ramzoti i cili jepte lëndën e harmonisë dhe solfezhit në vitet 1981-1983 do të zëvendësohet nga mësuesi Valentin Veizi (Kompozicion), 1983- 1989, Ibrahim Yzeiri (Korno), do të jepte lëndën e histories së muzkës 1983.

Gjatë vitit 1983 – 1990 shkolla ruajti një ecuri normale përsa i përket proçesit dhe konsolidimit të saj. Në këtë periudhë dolën një numër i konsiderueshëm nxënsish instrumentistësh të talentuar, të cilët do të konkuronin në Akademinë e Arteve Tiranë. Disa prej tyre pas mbarimit të shkollës së lartë do të ktheheshin për të punuar dhe për të dhënë kontributin e tyre si mësues në Shkollën e Mesme Artistike Ajet Xhindole dhe disa të tjerë për të punuar në Tiranë dhe jashtë vendit. Disa nga nxënësit e dalluar të kësaj shkolle gjatë periudhes 1983 – 1990 janë: Mimoza Bode (Violinë) aktualisht mësuese, Adrian Hodaj (Trombon) aktualisht mësues, Eduart Civeja (Oboe) aktualisht në Gjermani, Adriana Shehu (Piano) aktualisht Itali, Arianit Qafa (Violinë) aktualisht mësues, Nuredin Spahiu (Klarinet) aktualisht mësues, Arben Qafa (Klarinet) aktualisht Drejtor I Shkollës Ajet Xhindole, Florenc Qafa (Bastub) aktualisht mësues dhe pedagog ne UAT, Florian Luari (Kompozicion) aktualisht Francë, Anila Fani (Piano) aktualisht nuk jeton, Mirlinda Koçi (Piano) aktualisht Gjermani, Meçan Bega (Tromb) aktualisht Itali, Artur Çela (Oboe) aktualisht Greqi, Artur Hoxha (Korno) aktualisht Amerikë, Eduart Yzeiri (Trombë) aktualisht Tiranë, Selman Yzeiri (Kanto) aktualisht Tiranë, Aida Pulake (Violinë) aktualisht Turqi. Në bazë të kësaj shkolle muzike, e cila ishte një burim prurjesh me instrumentistë të rinj e të talentuar,së bashku me instrumentistët Beratas, për herë të parë në 1983 u ngrit dhe Orkestra Simfonike e Beratit, formacion që funksiononte me bandën frymore të qytetit dhe drejtohej nga mjeshtri dirigjent, Vladimir Kapo dhe 1985 orkestra simfonike drejtohej nga Fatbardh Dervishi.

Në fillim të viteve ’90, me ardhjen e demokracisë në vend, shkollës i duhej të përgatitej për ndryshime të mëdha. Rezultoi se ndryshimi më i thjeshtë ishte çlirimi i strukturës mësimore dhe spastrimi i programeve mësimore nga dy komponentë absurd, që kishin të bënin me përgatitjen ushtarake dhe  aspekte ideologjike. Detyrat më të rëndësishme me të cilat u ballafaqua menjëherë shkolla e mesme e muzikës kishte të bënin me reforma më të thella, drejt krijimit të një shkolle artistike bashkëkohore.

Në kushtet e tranzicionit të vështirë që përjetoi shoqëria shqiptare e periudhës pas diktatoriale, shkolla e mesme artistike “Ajet Xhindole” u përball me problematika të reja, si në pikpamje të zhvillimit, ashtu dhe në drejtim të mbështetjes financiare.

Shkolla funksiononte në mjedise dhe kushte shumë të vështira.

Disa prej mësuesve dhe nxënësve mbas vitit 1993 do të largoheshin jashtë atdheut, si Bardhyl Civeja (në Francë), Dhimitër Hotova (në Greqi), etj. Megjithatë edhe pse u vështirësua ecuria normale e vazhdimësisë së shkollës, numri i nxënësve nuk pësoi rënie dhe nuk u rrezikua ekzistenca e mbijetesës së saj. Kjo falë ndërgjegjjes së lartë profesionale të trupës pedagogjike, e cila ruajti të pacënuar nivelin e përgjithshëm të përvojës dhe përgatitjes artistike. Gjatë kësaj periudhe reformat e reja në arsim dhe kulturë për shkrirjen e klasave të muzikës të cilat ishin ngritur pranë shkollave 8 vjeçare, të  formacioneve muzikoreve, pranë qëndrave kulturore, vatrave të kulturës, emigrimi dhe largimi i shumë profesionistëve ndikoi në mos interesimin dhe motivimin e nxënësve për të konkuruar në shkollat e mesme të muzikës, kryesisht në rrethet e vogla si Skrapari etj. Në vitin 1997 nga situata që u krijua në të gjithë shkollat në Shqipëri si shkak i rebelimit të shqiptarëve nga firmat piramidale, edhe shkolla e mesme artistike “Ajet Xhindole”, iu nënshtrua shkatërrimit të ambjenteve, klasave, dhe grabitjes së veglave muzikore. Megjithatë disa prej tyre u mbrojtën me fanatizëm nga mësuesit e asaj kohe të cilët t transportuan në shtëpi me ndihmën e komunitetit. Duhet thënë se deri në vitin 2003, godina e shkollës nuk kishte njohur asnjë konstruksion. Në vititn 2004 filloi dhe rikonstruksioni i parë i shkollës i financuar nga Raiffeisen Bank, Bashkia Berat, dhe disa ndihma nga një Fondacion Italian. Gjatë kësaj periudhe shkolla funksiononte me të gjitha kapacitetet dhe degët përkatëse. Në përgjithësi të gjithë mësuesit synonin dhe kërkonin jo vetëm masivizimin e shkollës por dhe rritjen e cilësisë profesionale të nxënësve si në rrafshin teorik ashtu dhe atë praktik.

Nxënësit më të dalluar të cilët vazhduan arsimin e lartë janë: Ismail Vokopola (Trombë) aktualisht mësues, Adriana Kondakçiu (Violinë) aktualisht Tiranë, Edmond Veizi (Kompozicion) aktualisht Tiranë, Ledio Karapiti (Klarinet) aktualisht mësues, Fatma Tabaku (Kanto) aktualisht mësuese, Ledina Shuka (Kanto) aktualisht mësuese, Klotilda Nazëraj (Dirizhim) aktualisht mësuese, Ermal Sahatçi (Trombon) aktualisht Amerikë, Luan Ruçi (Bastub) aktualisht Banda e Ushtrisë, Dashmir Hysa (Bastub) aktualisht në TOB, Rexhep Lybeshari (Klarinet) aktualisht Banda e Ushtrisë, Bledar Xhanari (Klarinet) aktualisht Banda e Ushtrise, Xhevahir Hysi (Klarinetë) aktualisht Banda e Ushtrisë, Gezim Hysi (Violinçel) aktualisht ne TOB, Argita Gjoroveni (Muzikologji) aktualisht Amerikë, Petrika Pano (Kitarë) aktualisht mësues, Blerta Zani (Kanto) aktualishte Tiranë, Blerina Braka (Kanto) aktualishte Tiranë, Klodiana Arapi (Kanto) aktualisht në TOB, Eno Shori (Kompozicion) aktualisht Francë, Miranda Jani (Kanto), Xhoi Arapi (Kanto), Lorena Beqaraj (Violinë) aktualisht mësuese, Arjola Bregu (Kanto), Edlir Begolli (Kompozicion).

Aktualisht kjo shkollë drejtohet nga Arben Qafa si drejtori parë i ardhur nga Akademia e Arteve i cili nisi punën e vetë si drejtues me objektiva sa më të prekshme.

 

Erion Kapllani

bottom of page